LITUANI- Lituania ka hequr kufizimin e transportit hekurudhor të mallrave të sanksionuara brenda dhe jashtë zonës ruse të Kaliningradit. Kaliningrad është në Detin Baltik dhe përdor një lidhje hekurudhore me Rusinë nëpërmjet Lituanisë për pasagjerë dhe mallra.
Rusia u “zemërua” kur Lituania ndaloi tranzitin e çelikut dhe metaleve të tjera nën sanksionet e BE-së muajin e kaluar duke e kërcënuar. Por kompania hekurudhore e Lituanisë deklaroi se do të rifillojë transportin e mallrave në enclave, raporton BBC.
Bashkimi Evropian javën e kaluar deklaroi se ndalimi i tranzitit prek vetëm rrugët, jo hekurudhat. Lituania duhet të lejojë Rusinë të dërgojë betonat, drunjtë dhe alkole nëpër territoret e BE-së. Agjencia ruse e lajmeve Tass citoi një zyrtar të qeverisë së Kaliningradit i cili thoshte se 60 vagonë me çimento së shpejti do të dërgoheshin në territor.
Rusia aneksoi Kaliningradin pas Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 dhe afërsisht një milion njerëz jetojnë atje. Për furnizime, qyteti Kaliningrad ka qenë shumë i varur nga rrugët e tranzitit përmes Lituanisë. Muajin e kaluar Lituania filloi zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj mallrave të caktuara ruse në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Nuk do të lejojë që mallrat të kalojnë tranzit përmes territorit të Lituanisë në Kaliningrad. Kjo gjë ka zemëruar Moskën dhe shefi i këshillit rus të sigurisë, Nikolai Patrushev kërcënoi me “një ndikim serioz negativ në popullsinë e Lituanisë”.