Liverpool po humbet durimin me Salah, ‘të kuqtë’ i vendosin çmim egjiptianit

0

Sipas mediave angleze, Liverpool është gati të shesë Mohamed Salah këtë verë në rast të një oferte të mirë, teksa “të kuqtë” tashmë kanë vendosur një çmim për lojtarin e tyre më të mirë.

Pavarësisht se kanë humbur Sadi Mane, i cili u transferua te Bayerni, klubi anglez është i hapur edhe për largimin e futbollistit egjiptian, të cilit kontrata i skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Sipas Mirror, për të nënshkruar një kontratë të re, Salah kërkon që paga e tij të rritet nga 233,000 euro në javë (200,000 paund) në 583,000 euro (500,000 £), që do të rriste pagën e tij vjetore nga 11 në 28 milionë euro.

Liverpool duket se dalëngadalë po e humb durimin me Salah dhe në rast të një oferte të mirë janë gati ta shesin atë. Mediat britanike shkruajnë se Reali po vëzhgon me vëmendje zhvillimin e situatës dhe se do të përpiqet të shfrytëzojë rastin nëse do të krijohet, me Liverpool që kërkon 70 milionë euro për transferimin e egjiptianit.

Salah erdhi në Liverpool në vitin 2017 nga Roma dhe shënoi 127 gola në 206 paraqitje. Ai ka luajtur më parë për Fiorentinën, Chelsean, Baselin dhe Al Mokawloon.

Sezonin e kaluar, Salah shënoi 31 gola dhe dhuroi 16 asistime në 51 paraqitje në të gjitha kompeticionet për “të kuqtë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu