Në Llogara, në frontin e Parkut të Llogarasë, ku zjarri kërcënon një nga bukuritë më të rralla tona, shumë trupa kanë punuar atje, më kanë prekur me sakrificën që ata bëjnë, dhe deri te një personazh që nuk më mërzitet njeri, ky është prefekti i Vlorës, që e ka kaluar natën në Karaburun së bashku me forca tona ajrore.
Mirënjohje e jashtëzakonshme në emër të ccdo shqiptari, dhe padyshim mirënjohje për Forcat tona të armatosura, që sa herë të më jepet rasti do bëj të njohur punën e tyre.
Strategjia është që ta mbajmë zjarrin deri në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, kur do të vijnë dhe dy helikopterët nga Holanda. Deri atëherë jemi në frontin e luftës, jemi shumë optimistë, kemi 60 forca speciale nën drejtimin e komandant Përllumbit.