Një lobist belg ka paditur Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për kontratat e ‘Pfizer’ lidhur me vaksinat anti covid.
Von der Leyen dhe CEO i Pfizer Albert Bourla dyshohet se kanë negociuar për zgjatje të kontratës Pfizer prej 1.8 miliardë eurosh për doza shtesë në vendet e BE-së përmes mesazheve me tekst, megjithëse Komisioni deri më tani i është nënshtruar vetëm ankesave administrative për shkak të kësaj.
Frederic Baldan, një lobist belg i akredituar në institucionet evropiane, ka vendosur të ndjekë von der Leyen në një nivel personal pasi ai beson se veprat e supozuara kanë dëmtuar financat publike të vendit të tij dhe besimin publik, i cili në ankesë përkufizohet si “besim kolektiv në shteti si fuqi institucionale për të punuar për të mirën e përbashkët”.
Baldan paraqiti ankesën e tij përpara gjykatës së shkallës së parë në Liege më 5 prill. Sipas lobistit, von der Leyen ka vepruar jashtë traktateve të BE-së dhe përtej mandatit të saj në emër të shteteve anëtare, përfshirë Belgjikën.