Loja me litar, grupi i Ermionës kalon automatikisht në nominim

0

Loja me litar u zhvillua sërish gjatë ksaj jave. Banorët u ndanë në dy grupe, ku Ermiona dhe Eva ishin lidere të secilit grup.

Ata duhet të qëndronin të lidhur për 24 orë dhe personi i cili shkëputej nga litari, automatikisht kalonte në nominim.

Luizi ishte i pari banor që u shkëput nga litari, ndonëse e dinte që me atë veprim rrezikonte të kalonte në nominim. Pas tij, të njëjtën gjë bëri edhe Olta, e cila deri diku u “presionua” nga Luizi. Grupi që rezistoi më gjatë ishte grupi i Evës, i cili përfiton imunitet.

Ndërsa grupi i Ermionës kaloi automatikisht në nominim. Luizi, Olta, Kiara, Beati dhe Dea janë në nominim. Njëri prej tyre lë sonte shtëpinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu