Lojërat e fatit, Braçe-Ibrahimajt: Pse nuk sillni ligjin në Kuvend, por keni llogaritur fitimet dhe tatimin për të? Ministrja: Duhet të kalojë më 22 dhjetor

0

TIRANË- Tatimi i lojërave të fatit në vend ka qenë në fokus të komisionit të sotëm të Ekonomisë, por pa një dokument për t’u diskutuar se si do të takohet. Në mbledhjen e sotme të Komisionit, deputeti socialist, Erion Braçe tha se nuk mund të kalohet një ligj që parashikon tatimin për këtë aktivitet, kur ende nuk është gati ligji për rregullimin e tij. Ndërsa nga ana e saj ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se projektligji ende nuk ka përfunduar së hartuari dhe se brenda muajit dhjetor do t’i depozitohet Kuvendit. Por pavarësisht mungesës së dokumentit, kërkoi kalimin lidhur me mënyrën e taksimit nga kolegët prezentë në mbledhje.

“Dua fjalën për procedurë. Ligji flet për lojrat e fatit, do ishte mirë që të kemi ligjin për të diskutuar. Deri më tani nuk ka ndonjë shpjegim se deri ku do të shkojmë me lojat e fatit. Për të ditur edhe ne për të gjykuar për normën tatimore që duhet të vendosim. Ky ligj është shumë i rëndësishëm. Të përcakojmë ne gamën e të ardhurave dhe fitimet tatimore. Data 1 dhjetor dhe qeveria se ka sjell ligjin në parlament. Duhet të kemi minimalisht para ligjin për të ardhurat dhe tatimin e lojërave të fatit. Pa hyrë në fuqi ky ligj duhet të hyjë në fuqi ligj tjetër. Si mund ta përcaktojmë ne normën e tatimit kur nuk e dimë se si do të rregullohet ky aktivitet? Bëhet fjalë për të ardhurat apo fitimin? E bëmë këtë gjë për buxhetin, por nuk e bëjmë dot në çdo rast. Deri tani nuk ka ndonjë shpjegim se deri ku do të shkojmë me lojërat e fatit. Për sa kohë e kemi ditur sa të ardhura do të vijnë nga ato, pse pse nuk ka vjen ligji në kohë? Kemi llogaritur 2 mld lekë të ardhura nga tatimi i lojërave të fatit dhe 8 mld lekë nga mbifitimi i kompanive të energjisë,”- u shpreh Braçe përballë ministres së Financave, Delina Ibrahimaj.

Ministrja shpjegoi se ligji i tatimit mbi të ardhurat, ku përfshihen dhe lojërat e fatit, është ligj ombrell që parashikon taksimin e çdo të ardhure që prodhon individi duke shtuar se ligji për rregullimin e lojërave të fatit do të duhet të kalojë në Kuvend më 22 dhjetor.

“Duhet që çdo formë tatime të jetë e rregulluar me ligjin bazë. Pritet të dorëzohet nrenda dhjetor ligji për lojërat e fatit do të jetë në parlament. Nuk do ketë ligj të ri, është aktuali me disa amendime. Do të jetë ligji aktual me disa ndryshime dhe ligji i ri për pensionet private. Ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe ligji për Agjencinë e Trajtimit të Kredive. Më 22 dhjetor parashikojmë të miratojmë ligjin për TAP. Në bazë të tij do të adaptohen dhe ligjet tjera, të pasuara me akte nënligjore. është e rëndësishme që ka ndryshime, por po punohet,” -u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Më pas fjalën e mori sërish socialisti Braçe, i cili me ngulm kërkoi dokumentin, duke kërkuar që kalimi i projektbuxhetit në një mënyrë të ngjashme nuk mund të kthehet në një precedent për të gjithë ligjet e tjera që kalohen, ndërsa deputetët të mjaftohen me faktin që e “di dikush” se si veprohet.

“Unë fola parimisht. Kemi 2 masa me karakter fiskal me ndikimin në buxhet, ligjin e ri për lojrat e fatit. Të dy ligjet nuk kanë ardhur në Kuvend. Mendoj se kaq lojra fati sa kemi, janë shumë. Unë në lagje kam 2 kazino. Por nëse do i shtojmë këto, të flasim me një kapitull të posaçëm. Këtu minimalisht të kishim ligjin, unë dua t’i mbitaksojmë. Ne nuk vendosim dot duke e marrë me mend. Apo i di dikush dhe ne votojmë. Pa hyrë në fuqi ky ligj duhet të miratohet edhe tjetri. Edhe për fondin e pensioneve. Si do tatojmë pa e ditur si do rregullohet? Nëse e pranuam dhe kaluam buxhetin, kjo nuk mund të ndodhë në çdo rast. Nuk është precedent që mund të vijojë. Sa kohë që në maj hidhen parimet lidhur me buxhetin. Nuk e kuptoj pse vijnë ligjet këtu në kohë. Ne nuk gjykojmë në padije. Minimumi të kemi letrat para, se pjesa tjetër e di si funksionon,”-shtoi Braçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu