Lojërat Olimpike / Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Paris

0

Distria Krasniqi është mposhtur në finale të Lojërave Olimpike Paris 2024 nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova, duke siguruar kështu medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi dhe Keldiyorova kishin një histori përballjesh, ku xhudistja aziatike kishte dalë fituese edhe më parë.

Medaljen e bronztë në këtë kategori e ka fituar xhudistja franceze, Amandine Buchard, e cila tregoi një performancë të fuqishme gjatë gjithë garave.

Krasniqi arriti në finale pas një gjysmëfinale kundër xhudistes italiane, Odette Giufrida, të cilën e ka mposhtur me “Golden Score.”

Performanca e saj ka qenë mbresëlënëse që nga fillimi i garave. Në ndeshjen e saj të parë, ajo ka triumfuar kundër xhudistes indoneziane, Maryam March Maharani, të cilën e ka mposhtur vetëm pas tridhjetë e shtatë sekondash. Në përballjen e dytë, Krasniqi ka mposhtur xhudisten izraelite, Gefen Primo, duke siguruar vendin në gjysmëfinale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu