Në një rrëfim të sinqertë për jetën e saj private, Loredana Zefi – e njohur për pjesëmarrjen në edicionin e fundit të Big Brother VIP, ka ndarë me publikun mendimet dhe pritshmëritë e saj pas ndarjes nga Jozi.
E pyetur për raportet që ka aktualisht me djemtë, ajo tregoi me humor se kutia e mesazheve i është mbushur nga imazhe të djemve në palestër. “Nuk kemi qenë keq me kërkesat,” tha ajo me një buzëqeshje. “Më dërgojnë çunat foto nga palestra. I kam vënë pak në sedër, por nuk jam aq e fiksuar me muskujt, me thënë të drejtën.”
Loredana, e cila shpesh është komentuar për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe për mënyrën si përballon jetën publike, duket se tani po kërkon një lidhje që shkon përtej pamjes së jashtme.
Rrëfimi i saj vjen në një kohë kur vëmendja e mediave vazhdon të jetë e madhe për çdo lëvizje të ish-banorëve të BBVIP. Por për Loredanën, pas dritave të kamerave, duket se ka ardhur koha për diçka më të thellë, ndoshta për një ndjenjë që nuk ka nevojë për muskuj, por për zemër.