Loredana pjesë e jurisë “Deutschland sucht den Superstar” në Gjermani

0

Emisioni i famshëm në Gjermani “Deutschland sucht den Superstar” konfirmoi së fundmi anëtarët e jurisë . Mes tyre do të jetë edhe këngëtarja e famshme kosovare Loredana.

Në një postim ata shprehen se:

“ Rreperja Loredana sjell fuqi në jurinë e DSDS .

Gjithashtu në jurinë e DSDS në 2024 është edhe Loredana, një nga rreperet gjermane më të njohura në vend. Vetëm kënga e saj “Kein Ëort” (2020) ka mbi 92 milionë transmetime. Në vitin 2018, 28-vjeçarja filloi me këngën “Sonnenbrille” . Pak më vonë ajo publikoi këngën “Bonnie & Clyde” me ish bashkëshortin e saj Mozzik , e cila arriti në vendin e tretë në listat gjermane. Albumi i saj debutues “King Lori” gjithashtu arriti në vendin e tretë në top listat gjermane në 2019.  Tashmë Loredana është në një lidhje me lojtarin gjerman dhe profesionistin e BVB-së, Karim Adeyemi që nga korriku 2023.  Në vitin 2024 ajo do të zbulojë talentin e ri të këngës në “Deutschland sucht den Superstar” .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu