Aksidenti i rëndë në Milot këtë të hënë i mori jetën fëmijës 3 vjeç dhe babait të tij Shkurt Prenga, kurse nëna ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Shkurt Prenga dhe djali
I mituri udhëtonte me prindërit në makinën “Opel”. Fëmija gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa i ati u dërgua në spitalin e Lezhës, ku dhe humbi jetën pak kohë pas ngjarjes. E vetmja e mbijetuar nga kjo familje është gruaja, e cila po lufton për jetën.
Referuar veprimeve të kryera rezulton se mjeti tip Benz po lëvizte në drejtim të Mirditës dhe “Opel” ku ishin viktimat në drejtim të Milotit.
Duke qene se goditja ka ndodhur në korsinë e anës veriore të rrugës mendohet se parakalimi i gabuar i Benz-it është bërë shkak për aksidentin. Ndërkohe referuar sinjalistikes në këtë vend është e ndaluar që të kryhen parakalime.
Por ky nuk ishte rasti i vetëm ku parakalimi i gabuar dhe shpejësia skëterrë shuan familje për vitin 2021.
Kujtojmë mëngjesin tragjik të 25 qershorit 2021, ku familja me 4 anëtarë udhëtonte me makinën “Toyota Avensis” me targa greke udhëton në autostradën Fier-Vlorë.
“Lot dhe dhimbje”/ Parakalim i gabuar dhe shpejtësi skëterr,
Familja Gushi
Familja, bashkëshortët dhe dy vajzat, u nisën nga Patosi për tek të afërmit në Vlorë, udhëtim që mbeti përgjysmë dhe u përmbyll me vdekjen e tyre tragjike.
Në autostradë, pas Toyotës udhëton edhe makina Audi A8 me targë AA 107 XX me vlerë afro 100 mijë €. Makinën luksoze e drejtonte 22-vjeçari Igli Madani, ndërsa me vete si pasagjerë kishte edhe dy shokë të tij.
Familja udhëtonte me qetësi në autostradë, me shpejtësi brenda normave të lejuara. Pas tyre vinte me shpejtësi “Audi A8”, ku 22-vjeçari si pasojë e shpejtësisë mbi 165 km/h humbi kontrollin, ku edhe pse frenoi për 63 metra nuk mundi të shmangte dot tragjedinë për shkak të shpejtësisë së lartë.
Në orën 08:23 ndodh përplasja fatale për familjen, ‘Audi’ godet nga pas ‘Toyotën’, e cila batohet dhe bën disa rrotullime në autostradë duke përfunduar kanal 33 metra jashtë rrugës.
Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe humbën jetën në vendngjarje dhe për shkak të deformimit të madh të makinës, trupat e tyre mbetën të bllokuar brenda sa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e tyre.
Ky është një alarm pasi “kamikaz” me timon po vrasin familje, po shkatërrojnë të ardhmen vetëm për shkak të shpejtësisë apo parakalimit të gabuar.