Luante vite më parë me skuadrën e Tiranës, kush është ish-futbollisti që ka rrëmbyer zemrën e Beniada Nishanit (Foto)

0

Beniada Nishani është një nga vajzat më të përfolura të show bizit shqiptar pas eksperiencës së saj në Big Brother Vip.

Kohët e fundit, ajo ka qenë disa herë pjesë e “Procesit Sportiv”, ndërsa pati deklaruar se është në një lidhje dashurie. Nuk pati dëshirë të bënte publik emrin e fatlumit, megjithatë kamerat e “paparazzit” e kanë nxjerrë zbuluar.

Beniada po jeton një histori dashurie me Blerti Hajdarin. Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit. Ata kanë gati 1 vit që po jetojnë historinë e tyre të dashurisë.

Ky i fundit shumë vite më parë ish-futbollist i Tiranës, por tanimë ka fituar zemrën e Nishanit. Ata janë fotografuar së bashku në premierën e filmit “Sofia” në një nga kinematë e kryeqytetit. Me sa duket jo më kot edhe Beniada i është futur botës së futbollit me komentet e saj epike në ekranin e “Top-Channel”.

Foto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu