Japonia dhe Australia vendosën këtë të premte sanksione të reja ndaj entiteteve ruse si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës, për të cilën Perëndimi thotë se ka ngecur nga rezistenca e vendosur, por vazhdon të ketë një numër shkatërrues mbi civilët.
Sipas The Straits Time, Japonia tha se do të vendosë sanksione kundër 15 individëve rusë dhe nëntë organizatave, duke përfshirë zyrtarë të mbrojtjes dhe eksportues shtetëror të armëve Rosoboronexport.
Sanksionet, të cilat përfshijnë ngrirjen e aseteve, janë të fundit në një seri masash nga Japonia pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ndërkohë Australia vendosi sanksione ndaj dy oligarkëve rusë në lidhje me industrinë e saj minerare, njëri prej tyre miliarder me një lidhje investimi me sipërmarrjen e përbashkët të rafinerisë së aluminit të Rio Tintos, Gladstone.
Ministrja e Jashtme Marise Payne tha se Australia po punonte në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të rritur presionin e sanksioneve ndaj oligarkëve të afërt me presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.
“Australia ka shtuar tani dy miliarderë me lidhje me interesa biznesi në Australi, Oleg Deripaska dhe Viktor Vekselberg,”-tha zonja Payne në një deklaratë.