Presidenti Zelensky paralajmëroi të dielën se Odessa ishte objektivi i radhës i forcave ruse. Kryebashkiaku kozmopolit i qytetit me gati një milion banorë, në dy javët e fundit është fokusuar që Odessa të jetë sa më jomikpritëse për ta pushtuesit rusë. Kryebashkiaku dikur ishte anëtar i një partie politike pro-ruse të themeluar nga Viktor Janukoviç , ish-presidenti që u largua nga Ukraina në 2014.
Tani këmbëngul se qyteti do t’i rezistojë Vladimir Putinit deri në fund.