Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë të ditur për rritjen e shpenzimeve ushtarake për mbrojtjen e vendit. Duke folur në një seancë urgjente të parlamentit gjerman, ai tha se 100 miliardë euro do t’i shtohen buxhetit ushtarak të Berlinit këtë vit.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se bota ka “hyrë në një epokë të re” pas pushtimit rus të Ukrainës dhe se “nuk mund të ketë përgjigje tjetër ndaj agresionit të Putinit”.
Kjo do të thotë se Gjermania do të shpenzojë më shumë se 2% të PBB-së së saj për mbrojtjen, një objektiv i kahershëm i NATO-s që vendi më parë nuk ka arritur ta përmbushë.
Kjo është lëvizja e fundit në një varg ndryshimesh politike të shpallura nga Gjermania në ditët e fundit, duke përfshirë edhe vendimin e djeshëm për të filluar dërgimin e armëve në Ukrainë.