Lufta/ Krishtlindjet e përgjakshme në Gaza, bastisje në një kamp refugjatësh, 68 viktima

0

Të paktën 68 persona u vranë në sulmin ajror izraelit në kampin e refugjatëve Maghazi, në lindje të Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës.
Krishtlindjet e përgjakshme në Gaza. Të paktën 68 persona u vranë në sulmin ajror izraelit në kampin e refugjatëve Maghazi, në lindje të Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës.

Këto 68 viktimat përfshijnë të paktën 12 gra dhe 7 fëmijë, sipas të dhënave fillestare të ofruara nga spitalet.

Më parë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza kishte raportuar një numër të vdekurve prej 70.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu