LUFTA/ Lukashenko mbërrin në Rusi! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy: Ushtria po minon

0

Lufta në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 48-të. Sirenat për sulme ajrore kanë rënë në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë rajonet e Lviv, Kiev, Dnieper dhe Zaporozhye.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po përgatitet për sulme edhe më të forta në lindje dhe po përqendron dhjetëra mijëra trupa për një ofensivë të re. Ai deklaroi se nuk ishte i gatshëm t’i dorëzonte Rusisë një pjesë të vendit të tij dhe të merrte paqe në këmbim.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka mbërritur për një vizitë pune në Rusi, gjatë së cilës është planifikuar një takim me liderin rus Vladimir Putin. “Aeroplani numër një i Bjellorusisë u ul në aeroportin në Blagoveshchensk. Kreu i shtetit bjellorus u mirëprit nga udhëheqja e rajonit Amur dhe Blagoveshchensk, si dhe anëtarët e delegacionit bjellorus që mbërritën një ditë më parë”, thuhet në deklaratë.

Luftimet në Ukrainën lindore do të intensifikohen në dy deri në tre javët e ardhshme dhe Rusia vazhdon të ridrejtojë trupat e saj në atë zonë, njoftoi sot Ministria Britanike e Mbrojtjes në një raport të rregullt ditor. Sulmet ruse mbeten të përqendruara në pozicionet ukrainase pranë Donetsk dhe Luhansk, me luftime të mëtejshme rreth Kherson dhe Nikolaev dhe një sulm të ri në Kramatorsk, njoftoi shërbimi i inteligjencës ushtarake britanike në Tëitter, raporton Reuters.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës pretendon se një tjetër varr masiv është zbuluar në rajonin e Kievit. Banka Botërore parashikon se rënia ekonomike e Ukrainës në vitin 2022 do të arrijë në 45%.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu