Lufta/ Merkel: Pushtimi rus në Ukrainë një ‘pikë kthese’ për Europën

0

GJERMANI- Angela Merkel, ish-kancelarja e Gjermanisë, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe ka shprehur solidaritetin e saj me vendin.

“Kjo luftë agresioni nga Rusia shënon një pikë kthese të thellë në historinë e Evropës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Nuk ka asnjë justifikim për këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe unë e dënoj atë në termat më të ashpër të mundshëm,” tha ajo në Berlin.

“Mendimet e mia dhe solidariteti im janë me popullin ukrainas dhe qeverinë e udhëhequr nga Presidenti [Volodymyr] Zelensky në këto orë dhe ditë të frikshme,” theksoi ajo, duke shprehur “mbështetjen e saj të plotë” për përpjekjet e BE-së, NATO-s, OKB-së dhe G7 në përpjekjet e tyre drejt ndalimit të shpejtë të luftës.

Merkel ishte në detyrë si kancelare gjermane në vitin 2014 kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë. Në atë kohë, ajo kishte theksuar rëndësinë e mbajtjes së komunikimit të hapur me Moskën. Megjithatë, ajo vuri në dukje se këtë herë ishte ndryshe sepse sulmi i fundit kishte në shënjestër të gjithë Ukrainën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu