Lufta, miliarderi rus bën thirrjen: Të arrihet paqja sa më shpejt të jetë e mundur

0

Miliarderi rus Oleg Deripaska ka bërë thirrje për paqe, duke shtuar se ajo të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur.

Deripaska ka thënë:

“Kemi nevojë për paqe, sa më shpejt të jetë e mundur. E gjithë bota do të jetë ndryshe dhe Rusia do të jetë ndryshe pas konfliktit”, është shprehur Deripaska.

Kujtojmë që Kremlini ka zbuluar kushtet që duhen për të arritur një armëpushim. E para kishte të bënte me shpalljen e Ukrainës si shtet neutral, e dyta për njohjen e pavarësisë në dy rajonet Donetsk de Luhansk dhe e treta për të pranuar Krimenë si territor rus. Pritet të shihet nëse Ukraina do të pranojë këto bisedime, me negociatat mes delegacioneve që priten të ndodhin në orët në vijim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu