Lufta në Lindjen e Mesme/ Zyrtarët e Hamasit dhe Iranit në Moskë për bisedime

0

RUSI- Përfaqësuesit e Hamasit dhe Iranit ndodhen në Moskë për bisedime, për herë të parë që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës gati tre javë më parë, shkruajnë mediat e huaja. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se zëvendësministri i jashtëm iranian Ali Bagheri Kani ishte në Moskë dhe konfirmoi raportet se një delegacion i Hamasit ishte në kryeqytetin rus.

Zakharova nuk ka dhënë detaje të tjera për agjendën apo përmbajtjen e bisedimeve që do të kenë këto delegacione. Zëvendësministri iranian, i cili kryeson ekipin e negociatorëve të Teheranit për programin e tij bërthamor, u takua në Moskë me homologun e tij rus Mikhail Galuzin.

Kujtojmë se Rusia mban lidhje me të gjithë lojtarët kryesorë në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Izraelin, Iranin, Autoritetin Palestinez dhe Hamasin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu