UKRAINË- 20 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë evakuuar nga uzina e çelikut Azovstal në Mariupol, e cila është shkatërruar nga granatimet ruse. Ukrinform shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur zëvendës komandanti i Regjimentit Azov, Sviatoslav Palamar (Kalyna), e bëri të ditur këtë në adresën e tij video.
Sipas tij, mbrëmë artileria armike ka gjuajtur në territorin e uzinës duke shkaktuar shkatërrime dhe dëme të reja. Palamar tha se ushtarakët e Regjimentit Azov po vazhdojnë operacionin e shpëtimit, duke nxjerrë civilët nga rrënojat me litarë: të moshuar, gra dhe fëmijë. Luftëtarët ukrainas shpresojnë që të gjithë civilët të evakuohen.