Lufta në Ukrainë, 8 vende të BE-së bëjnë thirrje që vendi të futet në BE

0

 Disa presidentë të vendeve anëtare të BE-së kanë publikuar një letër të hapur ku bëjnë thirrje për kandidaturën e shpejtë të Ukrainës në BE. The Guardian shkruan se letra e hapur vjen pas një apeli më herët sot nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, që Ukrainës t’i jepet anëtarësimi në BE menjëherë sipas një procedure të veçantë.

Letra:

Ne, presidentët e shteteve anëtare të BE-së: Republika e Bullgarisë, Republika Çeke, Republika e Estonisë, Republika e Letonisë, Republika e Lituanisë, Republika e Polonisë, Republika Sllovake dhe Republika e Sllovenisë besojmë fuqimisht se Ukraina meriton të marrë një perspektivë të menjëhershme për anëtarësim në BE. Prandaj, ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të konsolidojnë mbështetjen më të lartë politike për Ukrainën dhe t’u mundësojnë institucioneve të BE-së të ndërmarrin hapa për t’i dhënë Ukrainës menjëherë statusin e vendit kandidat në BE dhe për të hapur procesin e negociatave. Në këtë moment kritik, ne përsërisim solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën dhe popullin e saj.