LUFTA në Ukrainë/ BILANCI, OKB: Vriten 25 civilë, 102 janë plagosur

0

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut raporton për 25 viktima civilë si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, ndërsa 102 të tjerë janë të plagosur, por ky numër pritet të rritet. Banorët e Kievit po përgatiten për sulme të mëtejshme pasi, sipas autoriteteve ukrainase, trupat ruse hyjnë në zonat veriore të kryeqytetit.

Ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një konferecnë për shtyp ka sulmuar ndërhyrjet perëndimore jashtë vendit. Lavrov iu referua ndërhyrjeve perëndimore në ish-Jugosllavi, Irak dhe Libi – të cilat ai tha se shkaktuan mijëra viktima në emër të promovimit të demokracisë. Ministria e Jashtme e Rusisë publikoi më herët pamjet e takimit të Lavrov duke takuar përfaqësuesit nga dy rajonet kryesore në Ukrainë të mbajtura nga separatistët e mbështetur nga Rusia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu