Autoriteti i Aviacionit Civil (CAA) në Greqi ka njoftuar ditën e sotme se do të ndalohen fluturimet e avionëve rusë në hapësirën ajrore kombëtare të vendit.
Direktiva e aviacionit për ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore kombëtare të Greqisë nga transportuesit ajrorë rusë zbatohet pas vendimit të Bashkimit Evropian për mbylljen e hapësirës ajrore të saj për Federatën Ruse.
Ditën e djeshme edhe Shqipëria vendosi të mbyllë hapësirën ajrore me Rusinë, si dhe shtoi disa sanksione të tjera.