Lufta në Ukrainë, ish-shefi i CIA-s: SHBA dhe NATO do ta shkatërrojnë Rusinë nëse përdor armë bërthamore

0

Kërcënimet bërthamore të Kremlinit kanë shkaktuar paralajmërime të ashpra nga Perëndimi . Ish-shefi i CIA-s paralajmëroi veçanërisht se SHBA dhe aleatët e saj në NATO do të shkatërronin Rusinë nëse Vladimir Putin do të përdorte armë bërthamore në luftën me Ukrainën.

David Petraeus në një program tha se kërcënimet e bëra nga Putin duhet të merren seriozisht dhe se presidenti rus është në dëshpërim ndërsa realiteti i luftës është i pakthyeshëm.

Kujtojmë se Putini nënshkroi një marrëveshje për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, disa ditë pasi trupat ruse u detyruan të tërhiqen nga qyteti i rëndësishëm strategjik i Limanit, i vendosur në një nga katër rajonet e aneksuara.

Ndërsa nënshkroi marrëveshjen, Putin fajësoi Perëndimin “satanik” dhe premtoi të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin rus. Kjo shenjë u konsiderua një kërcënim bërthamor.

Në të njëjtën kohë, ish-komandanti i CIA-s theksoi se megjithëse Ukraina nuk është ende anëtare e NATO-s, SHBA dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut mund të zbatojnë një plan reagimi.

“ Një sulm bërthamor është i tmerrshëm. Nuk mund të mbetet pa përgjigje,.Zelensky dhe Ukraina janë mobilizuar shumë më mirë se Rusia. Ukraina ka rekrutuar, trajnuar, pajisur, organizuar dhe punësuar forca më të mira se Rusia . Asnjë sasi e mobilizimit, aneksimit dhe kërcënimeve bërthamore nuk mund ta nxjerrë Putinin nga situata e pafavorshme e luftës në të cilën është gjendur . Në një moment, negociatat do të duhet të fillojnë, siç ka thënë Presidenti Zelensky”- tha Petraeus.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Rusia “ është goditur nga një mijë sanksione si një ndëshkim për aneksimin, gjë që tregon se përgjigjet e Perëndimit nuk janë ezauruar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu