Nënsekretari i Brendshëm, Carlo Sibilia bëri me dije se Italia po përgatitet për një skenar të mundshëm lufte.
Gjatë një deklarate për mediat, Sibilia theksoi se Italia po aktivizon strukturat e Mbrojtjes Civile për të vlerësuar situatat e reja dhe të papritura që mund të vijnë si pasojë e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Italia nuk është në luftë. Megjithatë, është e nevojshme të përgatitemi për çdo skenar. Ne po aktivizojmë strukturat e Mbrojtjes Civile, nëpërmjet Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit Publik dhe Mbrojtjes Civile, për të vlerësuar situatat e reja të luftës dhe për të planifikuar masat që duhen marrë pas krizës ndërkombëtare. Nga menaxhimi dhe shpëtimi i personave të zhvendosur ukrainas që mbërrijnë në Itali”, u shpreh Sibilia gjatë inaugurimit të selisë së re të Brigadës së Zjarrfikësve në Palagonia (Catania).