Konflikti në Ukrainë vazhdon dhe bota e futbollit vazhdon të dërgojë sinjale dhe të dënojë sulmin e Rusisë së Putinit.
Edhe klubi anglez i Chelsea përmes një deklarate zyrtare, u shpreh për këtë konflikt:
“Situata në Ukrainë është e tmerrshme dhe shkatërruese. Mendimet e Chelsea FC janë me të gjithë popullin ukrainas. Të gjithë lutemi për paqe”.
Kujtojmë se dje, oligarku rus Roman Abramovich, ka vendosur të largohet nga drejtimi i klubit londinez, duke i kaluar aksionet e tij fondacionit Chelsea.