Lufta në Ukrainë/ Një i vdekur dhe 41 të plagosur në sulmet në Makiivka

0

Një person ka humbur jetën dhe 41 të tjerë janë plagosur, përfshirë dy fëmijë, nga sulmet ukrainase në Makiivka të Ukrainës lindore, i cili është në kontrollin e forcave ruse.

“41 persona janë lënduar nga bombardimet, mes të cilëve dy fëmijë. Një person ka vdekur nga plagët e marra”, tha Vladislav Klyucharov  kreu i administratës së qytetit i emëruar nga Rusia.

Më herët, udhëheqësi i Donetsk, Denis Pushilin, tha se forcat ukrainase kishin nisur “sulme të ashpra” në zonat e banuara dhe një kompleks spitalor në qytet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu