Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut konfirmoi sot se 227 civilë janë vrarë dhe 525 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit deri në mesnatën e 1 marsit, por beson se numri i vërtetë është shumë herë më i lartë. Sipas Reuters, mendohet se ka më shumë viktima sidomos në territorin e kontrolluar nga rusët ditët e fundit, për shkak të vonesave të raportimit.
“Shumica e këtyre viktimave u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave por dhe sulmet ajrore,”-thuhet zyrtarisht.