Papa Françesku ka vizituar ditën e sotme ambasadën ruse në Selinë e Shenjtë. Papa është takuar me Alexander Avdeev, diplomatin me të cilin ka një marrëdhënie të mirë. Adveed po punon për të përgatitur takimin e dytë midis Françeskut dhe Patriarkut të Kishës Ortodokse Ruse Kirill dhe e mban Françeskun të informuar vazhdimisht për konfliktin në Ukrainë.
Vizita e Papës është pjesë e përpjekjes së vazhdueshme të Selisë së Shenjtë për të promovuar paqen. Vatikani është i shqetësuar për atë që po ndodh. Vizita e Papës shpreh shqetësimin e madh.