SHBA-ja ka premtuar të trajnojë mbi 50 ukrainas për përdorimin e obusit, një armë me rreze të gjatë që gjuan predha. BBC shkruan se SHBA tha se trajnimi do të zhvillohet në një vend jashtë Ukrainës dhe duhet të zgjasë një javë.
Pritet që ukrainasit e trajnuar nga SHBA-ja të jenë në gjendje të kthehen dhe të trajnojnë të tjerët. Më herët, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se Gjermania gjithashtu do t’i sigurojë Ukrainës trajnime ushtarake.