Shumë shtete perëndimore kanë ndërmarrë sanksione ndaj biznesmenëve dhe oligarkëve rusë, mes të cilave është edhe bllokimi i aseteve dhe pasurive të cilat këto shtetas kanë në shtetet përkatëse.
Një hap të tillë e ka ndërmarrë edhe Franca. Anijet ruse të mallrave që transportojnë makineri ose kimikate janë bllokuar në portet franceze për gati dy muaj, pasi kanë qenë në pronësi të personave të sanksionuar.
Ajo që ka nxjerrë probleme, është fakti që autoritetet lokale duhet të merren me zhvendosjen e tyre brenda portit me shpenzimet e tyre.
Për shembull, në qytetin port të Saint-Malo në Brittany, është ankoruar një anije e tillë 141 metra e gjatë, e cila zë një vend goxha të konsiderueshëm, ndaj autoritetet vendase duhet ta lëvizin herë pas here për t’i lënë vend anijeve të tjera.
Sipas fjalëve të nënkryetarit të këshillit rajonal të Brittany, Stefan Peren, sa më shumë të zgjasë kjo vonesë, aq më shumë do të kushtojnë këto zhvendosje.
“Edhe sikur të duket se është vetëm një lëvizje e vogël në port, çdo herë kushton shumë para”, u ankua ai.
Sipas televizionit, aktualisht për njërën prej anijeve janë shpenzuar tashmë rreth 50 mijë euro, ku pjesën më të madhe të shpenzimeve e përballon Brittany, e cila ka nevojë për ndihmën e shtetit.