Pushtimi rus i Ukrainës vazhdon të ketë pasoja të drejtpërdrejta edhe në botën e sportit.
Ndërsa të gjitha organizatat sportive kanë përjashtuar nga veprimtaritë e tyre sportistët dhe ekipet të Rusisë dhe Bjellorusisë, sporti ukrainas i ka shtyrë veprimtaritë e tij, qoftë jashtë Ukrainës.
Siç raportohet nga faqja zyrtare e UEFA-s, ndeshja ndërmjet Ukrainës U-21 dhe Francës U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 29 mars në Lviv dhe e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2023” është shtyrë zyrtarisht për shkak të luftës.
Ukraina do të humbasë gjithashtu sfidën e jashtme me Armeninë më 24 mars. Katër ndeshje nga përfundimi i kualifikueseve, Franca U-21 aktualisht kryeson Grupin H me tre pikë para Ukrainës.