Lufta në Ukrainë! Telefoni “sekret” që Amerika i dha Zelenskyt para pushtimit

0
In this photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks to the nation via his phone in the center of Kyiv, Ukraine, Saturday, Feb. 26, 2022. Russian troops stormed toward Ukraine's capital Saturday, and street fighting broke out as city officials urged residents to take shelter. The country's president refused an American offer to evacuate, insisting that he would stay. "The fight is here," he said. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

– Para shpërthimit të luftës në Ukrainë, SHBA i dha presidentit ukrainas, Volodymyr Zeklenskyy, një telefon satelitor të sigurt, shkruan CNN.

“Shtetet e Bashkuara janë në kontakt të vazhdueshëm me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një telefoni të sigurt satelitor që qeveria amerikane i dha qeverisë ukrainase, muajin e kaluar përpara se të fillonte pushtimi rus”, tha një zyrtar amerikan.

“Telefoni i sigurt i lejon Zelenskyt të qëndrojë në kontakt me Shtetet e Bashkuara,” shtoi zyrtari i paidentifikuar amerikan.

Zelensky ka bërë të qartë se synon të qëndrojë në vendin e tij dhe aktualisht po zhvendoset në disa lokacione në Kiev që mbrohen nga një prani e konsiderueshme e sigurisë.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar një telefon satelitor të ngjashëm edhe ministrit të Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, sipas zyrtarit amerikan. Sipas CNN, u deshën disa ditë që ukrainasit të vënë në funksion telefonat satelitorë pasi udhëzimet për përdorimin e tyre ishin në anglisht dhe jo në gjuhën ukrainase.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu