RUSI – Rusia ka përsëritur ftesën e saj për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që të vij në Moskë për të zhvilluar bisedime paqeje, ndërsa përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare në Ukrainë intensifikohen.
Kremlin bëri deklaratën e tij ndërsa të dy vendet kryen shkëmbimin e tyre të fundit të të vdekurve të luftës dhe disa orë pasi refuzoi të komentonte ‘thashethemet’ se Moska dhe Kievi kanë rënë dakord të ndalojnë goditjen e infrastrukturës energjetike të njëri-tjetrit
Mediat e huaja shkruajnë se bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga Uashingtoni në Abu Dhabi fundjavën e kaluar kanë injektuar një vrull të ri në përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje. Megjithatë dallimet e thella vazhdojnë të jënë të dukshme, midis qëndrimeve negociuese ruse dhe atyre ukrainase. Luftimet e ashpra janë ende duke u zhvilluar, ndërsa Kievi lufton me ndërprerjen e energjisë elektrike të shkaktuar nga sulmet e fundit me raketa.
Një raund i ri i bisedimeve në Abu Dhabi midis delegacioneve negociuese ruse dhe ukrainase është planifikuar për të dielën dhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili po shtyn për një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore





