Lufta/ Thirrja e ambasadës indiane në Kiev: Largohuni urgjentisht nga zona

0

Ambasada indiane në Kiev u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen “urgjentisht” nga kryeqyteti ukrainas, pasi autokolona ushtarake e Rusisë ndodhet në qytet. CNN raporton se kjo kërkesë është bërë pasi kolona ushtarake ruse me automjete të blinduara, tanke, artileri tërheqëse dhe mjete të tjera logjistike ka mundur të futet në periferi të kryeqytetit të Ukrainës.

“Të gjithë shtetasit indianë, përfshirë studentët, këshillohen të largohen urgjentisht nga Kievi sot. Mundësisht me trena të disponueshëm ose me çdo mjet tjetër të disponueshëm”, shkroi ambasada në Tëitter.

Më pak se 24 orë më parë, ambasada kishte këshilluar qytetarët indianë që të “qëndronin të qetë, paqësor dhe të bashkuar”, duke u kërkuar atyre të ishin më të duruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu