20 persona kanë mbetur të vdekur në Brazil pas një operacioni të policisë kundër hajdutëve të bankave.
Mediat braziliane tregojnë se nga radhët e policisë nuk ka pasur të lënuar. “Lufta” mes bandës dhe policisë ndodhi në qytetin e Varginhas.
Policia sulmoi bazën ku hajdutët përgatisnin planet për vjedhjet e bankave. Kjo shkaktoi një panik të madh në qytezë pasi pamjet i ngjanin një lufte të vërtetë që zgjati mbi 1 orë.
Sipas burimit, u sekuestruan një sasi e madhe armësh, duke përfshirë pushkë dhe granata, si dhe disa automjete të vjedhura.
Policia thotë se banda të tilla shpesh u vënë flakën automjeteve të vjedhura për të bllokuar rrugët pas një grabitjeje dhe për ta bërë më të vështirë ndjekjen e tyre nga policia.