Muajin e kaluar,Presidenti kinez Xi Jinping ka paralajmëruar presidentin amerikan Joe Biden se ai synon t’i japë fund pavarësisë “de facto” të Tajvanit prej dekadash në mënyrë paqësore.
Xi i bëri me dije shefit të Shtëpisë së Bardhë se “Pekini do të ribashkojë Tajvanin me Kinën kontinentale, por se koha nuk është vendosur ende”, raportoi NBC News ditën e sotme, duke cituar tre zyrtarë të SHBA të informuar për takimin.
Shtëpia e Bardhë nuk e ka mohuar shkëmbimin mes liderëve, i cili ndodhi gjatë një samiti të 15 nëntorit jashtë San Franciskos, ku morën pjesë disa zyrtarë amerikanë dhe kinezë sipas New York Post.
“Presidenti Xi ka qenë i hapur dhe i qartë për dëshirat e tij për ribashkim, kjo nuk është diçka e ndryshme apo e re”, u shpreh pas takimit zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
Gjatë samitit, Xi raportohet se tha se “Kina dëshiron ta marrë Tajvanin në mënyrë paqësore, jo me forcë”.
https://nypost.com/2023/12/20/news/xi-told-biden-he-plans-to-take-taiwan-peacefully-if-possible/