3 operatorët telefonikë Kyvistar, Vodafonë dhe lifecell kanë bllokuar aksesin e tyre për rrjetet e internetit në Rusi dhe Bjellorusi. Kompania “Kyivstar” njoftoi agjencinë shtetërore të lajmeve për ndërprerjen e kontaktit për abonentët e saj në Rusi e Bjellorusi.
Drejtoresha e PR për Vodafonin në Ukrainë Victoria Ruban tha ndër të tjera se regjistrimi për abonentët rusë dhe bjellorusë në këtë operator është mbyllur.
Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë është përhapur dhe në teknologjinë e informacionit dhe komunikit teksa po sulmohen faqet zyrtare të institucioneve të të dyja palëve.