Luftëtarët ukrainas që mbeten në Mariupol dhe refuzojnë të dorëzohen do të eliminohen, ka thënë kreu i republikës popullore të Donetsk (DPR) të mbështetur nga Rusia.
Ushtarët aleatë të Rusisë janë afër kapjes së qytetit jugor të Mariupolit, por forcat ukrainase mendohet se po i rezistojnë sulmit nga zona e portit dhe fabrika e Azovstal – një fabrikë masive hekuri dhe çeliku.
Janë shfaqur video të forcave ukrainase që zotohen të mos dorëzojnë pozicionet e tyre.
Këtë javë Moska tha se më shumë se 1000 marinsa ukrainas ishin dorëzuar në Mariupol, por Ukraina e mohoi pretendimin.
Duke folur me gazetarët në Mariupol, kreu i DPR Denis Pushilin tha: “Ata anëtarë të ushtrisë së rregullt, si marinsat që keni parë, të cilët janë të përgatitur të dorëzohen, janë dorëzuar.
“Ndërsa nacionalistët, pra pjesëtarët e batalioneve nacionaliste, duket se nuk kanë ndërmend të dorëzohen, prandaj duhet të eliminohen.
Pamjet e zotit Pushylin duke bërë deklaratën, duke qëndruar pranë politikanit çeçen Adam Delimkhanov dhe i rrethuar nga trupat, u transmetuan në kanalin rus të lajmeve Rossiya 24.
Mariupol shtrihet në territorin e pretenduar nga e ashtuquajtura DPR dhe ka një rëndësi strategjike për ushtrinë ruse, pasi ajo kërkon të krijojë një rrugë tokësore midis Krimesë në perëndim dhe Donbasit në lindje.