Vetëm pak ditë më parë, ishte vetë Luizi ai që na bëri me dije se nëna e tij ishte kthyer nga SHBA dhe se të tre po shijojne disa ditë pushimesh. Panorama Plus ka mësuar nga miqtë e afër të çiftit, se Luizi ka kërkuar që nëna e tij mos të largohet më nga Shqipëria, por të nisë jetesën së bashku me ta.
Aktualisht Luizi është duke jetuar tek shtëpia e Kiarës, ndaj edhe nëna e tij tashmë i është bashkuar atyre në shtëpinë e moderatores. Nga ana tjetër edhe familja e Kiarës është rikthyer për pushime në Shqipëri. Kjo ka bërë që familja e madhe të mblidhet e gjitha, e me atë rast të njihen më mirë.
Sipas Panorama plus çifti kanë plane për të bërë një fëmijë së shpejti dhe ndihma e nënës së këngëtarit është e domosdoshme.
Nga ana tjetër, Luizi duhet të blejë shtëpinë që prej kohësh po e kërkon, për të pasur mundësinë të nisi një jetë të re me nënën dhe Kiarën. E teksa mamaja e tij ende nuk e ka marrë një vendim, familja e madhe po shijon pushimet me njëri-tjetrin, duke përfituar kështu për t’u njohur më mirë.