Efi ka dashur të sjellë ditën e sotme një episod të vjetër, duke përmendur “shakatë e zeza” të Amosit dhe Deas, gjatë dasmës së Luizit dhe kiarës.
Pasi Efi ka treguar komentet e Amosit për Luizin, ky i fundit i ka kërkuar Efit të mos e përmendë këtë temë, pasi po e shfrytëzon për lojën e saj.
Efi: Kam qenë tepër e ngarkuar dhe e kam në karakter që acarohem, kur shoh njerëzit kur japin mend. Tani që e pash, vura re se sa e shëmtuar duket. Tani, kur është bërë dasma me Luizin dhe Kiarën, Dea dhe Amos thanë se ata do e merrnin Luizin ta lidhnin në një pyll dhe t’i vinin zjarrin me benzin në pishinë.
Luiz: E kemi diskutuar këtë gjë. Këtë e ka thënë Amos, jo Dea. Nuk ka ndonjë gjë të keqe që ajo ka qeshur.
Efi: Unë nuk e mbaj mend kët pjesë.
Luiz: Benzinë zjarrit po i hedh ti me këtë muhabet.
Dea: I kërkoj falje Luizit, nuk kam ndashur ta nxis këtë sjellje. Thjesht ka qenë një situatë e ngjashme me Bledin dhe Qetsorin.
Luiz: Më shih në sy, të dukem i mërzitur? Jo. Rri e qetë. Është diskutuar njëherë kjo, kur u dha klipi i dasmës. Është mbyll si muhabet. Nëse do ta hapim këtë temë, ka vetëm një arsye.
Efi: Seriozisht e ke mo Luiz?
Luiz: Po.
Efi: Të lumtë.
Luiz: Ajo pjesa e të sulurit, atë termin e kam përdorur unë me Armaldon.
Efi: Ti qeshe mo Luiz. Pse bën si i indinjuar tani?
Dea: Arbana sapo tha që ke gënjer, për çfarë po e zgjat tani? Kishe për qëllim të më sulje mua Luizin? Po të pyes shumë sinqerisht, çfarë ke me mua?
Efi: Asgjë nuk kam Dea.
Kristi: Unë e kam thënë 100 herë, nuk kanë aftësi të kapen me diçka.
Dea: Pse po sajon situata?
Efi: Nuk kam sajuar asgjë, mendova se kjo gjë nuk ishte dhënë. Një njeri që qesh me këto shaka… Kjo ishte arsyeja pse desha të diskutoj me ty.
Dea: Jo, ti thjesht i ke vënë qëllim vetes, që të më nxjerrësh nga vetja dhe të tregosh që unë jam e paeduaktë.
Kiara: Përpara se të ndodhte kjo situatë, unë iu ktheva Deas për një gjë komplet tjetër. Unë të them të drejtën, e mbaj mend që është diskutuar para shumë “Prime”, pas dasmës.
Nita: Kjo temë është e rikthyer nga Luizi. Do ta bëjë kundër vetes, kështu i intereson atij.
Luiz: Ke parë Big Brother tjetër. Ti mendon se ia kam thënë unë Efit? Ju qofshi.
Dea: Kjo tejkalon lojën. Po kërkon të më nxjerrsh mua keq. Unë kështu jam Efi. Çfarë po bën me mua?
Kristi: Është një plan mega i dështuar. Plan i Luizit që do të protagonizojë Efin, kaq është. U rikthye telenovela e janarit. Këtë dini të bëni ju, nuk dini gjë tjetër.
Efi: Je duke folur pa lidhje.
Kristi: Luizi pa që ti je kaq dobët si lojtare dhe tha për ta ngritur, do marim këtë humorin e zi.