Luizi ka gati unazën e propozimit! Ja çfarë pritet të ndodhë mes tij dhe Kiarës,

0

Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të qëndrojë besnik dhe këmbëngulës ndaj ndjenjave që ai ka shprehur për moderatoren, Kiara Tito pasi mesa duket e ka seriozisht afeksionin për të dhe ka gati “planet për martesë”!

Gjatë një bisede me banorët, Luizi tha se ka plan t’i propozojë për martesë Kiarës natën finale, ku dhe ka treguar se si do ta realizojë idenë e tij të propozimit.

Pjesë nga biseda:

“Unë do pres deri ditën që do jem vetëm në skenë me një banor tjetër dhe kur të thonë publiku ka vendosur që fituesi i BBV 2 Albania është… unë në atë moment do ulem në gjunjë dhe do nxjerr unazën.

Bjordi: Po ku do e gjesh unazën?

Luizi: Do e porosis.

Olta: Po Kiara është në shtëpi…

Luizi: Të jetë kudo, do jenë të gjithë pjesëmarrësit atë natë aty se është mbyllja. I propozoj në skenë dhe fiken dritat dhe një pistoletë…

Olta: Dhe ajo do të thotë jo.

Luizi: Po tha jo, e mbyllim, vazhdojmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu