Luka Modric zhvillon seancën e tij të parë stërvitore në Milanello

0

ITALI – Pas prezantimit zyrtar të djeshëm, Luka Modric është në ditën e tij të parë në Milanello.

Mesfushori kroat iu bashkua skuadrës (së bashku me Santiago Gimenez) për herë të parë, pasi i përfundoi pushimet më vonë se shokët e tij të ekipit, pasi luajti në Kupën e Botës për Klube me Real Madridin.

Fituesi i “Topit të Artë” i është nënshtruar testeve fizike në përgatitje për rikthimin e tij në skuadër. Massimiliano Allegri mund t’i japë atij disa minuta kundër Leeds të shtunën ose kundër Chelsea të dielën.