Armando Broja shënoi në ndeshjen e sotme të Southampton kundër Brighton. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte fantastik me lëvizjen e bërë në zonë dhe më pas e çoi topin në rrjetë.
Ky ishte goli i pestë sezonal i Brojës, që numëron tre gola në Premier League dhe dy në Kupë. Kartonin e sulmuesit e zotëron skuadra e Chelsea-t, ndërsa tifozët e skuadrës londineze kanë nisur t’i kërkojnë trajnerit Thomas Tuchel që të kthejë sa më parë Brojën, madje mundësisht që në janar pas humbjes 3-2 ndaj West Ham.
Gjendja e Lukakut nuk është opitmale, ndërsa Kei Havertz ende nuk po ambjentohet me mekanizmat e trajnerit gjerman. Sulmuesi shqiptar tashmë është kthyer në një idhull të tifozëve të Southampton dhe tifozët e Chelsea-t mund të kenë zili që Lukaku nuk është aq klinik sa lojtari i tyre i huazuar që po ngre peshë stadiumin “St Mary.”Këtu është reagimi në Twitter nga disa tifozë të Chelsea-t.