Lukashenko ndryshon mendim: Gadishulli i Krimesë është ligjërisht territor rus

0

 Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka thënë se Gadishulli i Krimesë, në Ukraina i aneksuar nga Moska në vitin 2014, është ligjërisht territor rus. Politico shkruan se Bjellorusia edhe pse është një aleat i ngushtë i Rusisë, nuk e njohu gadishullin si rus pasi Moska e pushtoi atë në një lëvizje që tërhoqi sanksione ekonomike perëndimore.

Por mesa duket qëndrimi i Lukashenkos ka ndryshuar.  Në një intervistë, Lukashenko tha se Krimea ishte “de fakto ruse”.

“Nuk do ta mbështes kurrë histerinë nacionaliste në Ukrainë. Do të bëj gjithçka që Ukraina të bëhet e jona. Ukraina është e jona, njerëzit atje janë tanët. Nuk është fjalim emocional, por besim i palëkundur. Prandaj nëse, mos e dhënë Zoti, do të përballemi me agresion nga ana e Ukrainës, do të bashkëveprojmë me Rusinë sa më ngushtë të jetë e mundur, në mënyrë ligjore, ekonomike dhe politike”, tha Lukashenko

Në vitin 2014, votimi i Rusisë pa një shumicë të madhe që mbështeste bashkimin e Krimesë me Rusinë, por u refuzua nga Kievi dhe Perëndimi. Rusia aktualisht është duke vendosur trupa dhe pajisje ushtarake pranë Ukrainës, një veprim që ka ngritur frikën për një pushtim të mundshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu