Lukashenko: Nëse Ukraina nuk ndalet, Bjellorusia do t’i përgjigjet

0

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha sot se nëse Ukraina vijon me përshkallëzimin e situatës Bjellorusia do të reagojë.

Ai theksoi se trupat nga vendi ish-sovjetik mund të marrin pjesë në operacionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës nëse është e nevojshme, raportoi agjencia e lajmeve Belta.

“Nëse Ukraina vijon me përshkallëzimin e veprimeve ndaj Bjellorusisë, Minsku nuk do të rrijë duarkryq,”- kështu deklaroi Alexander Lukashenko.

Lukashenko shtoi se nëse presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, refuzon të firmosë një marrëveshje me Putinin, atëherë atij do t’i duhet që të firmosë aktin e kapitullimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu