Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë dje se propozimi i Polonisë për të vendos trupa paqeruajtëse në Ukrainë, mund të bëjë që të nxisë Lufta e Tretë Botërore. Sipas “Associated Press” Lukashenko, i cili ka lejuar Rusinë që të përdorë territorin e Bjellorusisë për të dërguar trupa në Ukrainë. Ai tha se propozimi polak është i rrezikshëm. “Situata është shumë e rëndë dhe shumë e tensionuar. Propozimi polak është shumë i rrezikshëm”, tha Lukashenko.
Më parë, zëdhënësi i Kremlinit, Peskov pati thënë se çdo kontakt i mundshëm mes rusëve dhe forcave të NATO-s do të ketë pasoja.