Për herë të parë që nga sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj tij, ka reaguar dhe ish-deputeti Aqif Rakipi. Rakipi shprehet se për të arritur në këtë vendimmarrje nga SHBA, një rol të rëndësishëm ka pasur dhe ish-kreu i dorëhequr Lulzim Basha.
A keni një koment për sanksionet e SHBA-së?
Nuk kam asnjë koment. As kam lidhje me atë pjesë fare.
A do ta ndiqni në hapa ligjorë?
Do ta shoh. Nuk kam asnjë lloj gjëje nga ata që thuhen. Të shohin a kam llogari bankare në Amerikë, a bëj biznes. Nuk kam biznes këtu dhe jo më andej.
SHBA ju cilëson si “ish-deputet famëkeq”, a do të kërkoni prova, ku bazohet?
Do i shoh.
Nuk do të nisni një proces gjyqësor?
Do të shikoj çfarë do të bëj. Do të interesohem.
A mendoni se është politike?
Po.
Po kë fajësoni?
Lul Basha e ka merakun.
Mendoni se është goditje nga Basha?
As që bëhet llaf.