Lulzim Basha: Dhimbja e largimit të të rinjve është kudo

0

Lideri I opozitës në një takim me minatorët e Kukësit këtë të premte është shprehur s një ndër dhimbjet më të mëdha të shqiptarëve është largimi I të rinjve.

Basha është shprehur se vetëm nëse je budalla dhe i verbër nuk e shikon boshatisjen dhe dhimbjen e shtëpive të kuksianëve.

Ndër të tjera ai ka ironizuar Ramën duke thënë se të rinjtë shqiptarë I përkasin vendit dhe në Bangladesh të shkojë ai vetë.

“Ky që do të ikë me 25 prill nuk I përgjigjet një pyetje për investimet e huaja për të hapur një vend pune. Nuk ka asnjë I përzuri, qeverisja e tij 8 vjeçari nuk I ka bërë për njerëzit por për vete. Të futesh në shtëpinë e një kuksiani duhet të jesh o i verbër ose budalla që të mos e shikosh dhimbjen dhe vuajtjen nga boshatisja.

Nuk ka çmim kjo që i ka bërë Kukësit dhe gjithë Shqipërisë. Rinia nuk mbahet me llafe, nuk mbahet se ju nuk bëni dhe unë do e marr nga Bangladeshi në Bangladesh të shkojë vetë dhe atje do e dërgoj me 25 prill, Kukësi është dhe u takon kuksianëve”, ka thënë Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu