Erla Mëhilli: Vetingu për politikanët?
Rama: Nuk kemi ccfarë të themi ccfarë do të ndodhe që ditën e parë sapo marrim një lajm. Nuk jemi këtu për të dhënë përgjigjen ccfarë do të ndodhë.
Erla Mëhilli: A jeni të hapur ta diskutoni?
Rama: Patjetër. Nuk është vetingu i një reformë ku jemi ne. Këto janë të ndara. Ai vetingu tjetër nuk është për t’u kushtëzuar se nuk kemi ccfarë të negociojmë. Aty është një vullnet per ta përfunduar procesin. Procesi nuk përfundon sipas afatit të paraparë. Ai është një veting për t’u përfunduar dhe jo për t’u negociuar. Nuk jemi vetëm ne, janë katër. Janë SHBA, BE, qeveria dhe opozita. Nuk ka lidhje me ktë. Të tjerat mund t’i diskutojmë. Cilët ndërkombëtarë në negociata, s’ka ndërkombëtarë në negociata. Është domosdoshmëri për ta përfunduar. Jemi në një reformë ku kemi qenë bashke me aleatët tanë. Nuk ka më negociata me ndërkombëtare ne mes. Më negociata me opozitën në anglisht nuk flas. E kam thënë dhe është e prerë, për asnjë arsye në botë.
Erla Mëhilli: Reforma zgjedhore. Basha ka thënë do kërkojë cc’bërjen e reformës së bërë me opozitën e re.
Rama: Është e drejta e vet. Të ulemi jemi të gatshëm për ccdo gjë të interesit të përbashkët.
Mëhilli: Edhe bashkëqeverisja e brendshme është?
Rama: Ideja e bashkëqeverisjes nuk mund të jetë e brendshme.
Erla Mëhilli: I thatë Baëhës jeni kopje e origjinalit, por origjinalin nuk e kemi parë ende. Latë të kuptohet se nuk e meriton ende.
Rama: Ky është interpretim i dikujt që e shikon me skepticizëm lidershipin zyrtar të opozitës dhe që ka nostalgji për lidershipin shpirtëror të opozitës. Është legjitime, ndjenjat nuk diskutohen. Në ccdo vend demokratik të gjitha opsionet janë të hapura. Të gjitha mund të diskutohen.